Ilir Meta kërkon të fillohet mjekimi me plazmë kovalente dhe të kërkohet ndihmë nga Italia

TË FUNDIT

Pas numrave rekord të të infektuarve të rinj me Kovid-19 në vend numrit të lartë të të vdekurve, presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta kërkoi sa më shpejtë të fillojë mjekimi i të infektuarve me plazmë gjaku nga personat të cilët e kanë kaluar infektimin.

Ai theksoi se përvojën në vende të tjera, një terapi e tillë është treguar si mjaftë e dobishme.

“Duke i pasur parasysh informacionet në përgjithësi pozitive lidhur me terapinë me plazmën kovalente dhe pasi që zbatimi i tij u tregua si mjaftë i dobishëm për pacientët me Kovid-19, inkurajoj të fillojë sa më shpejtë me këtë terapi, duke e siguruar para së gjithash tërë aparaturën që e bëjnë të mundshëm zbatimin e tij”, ka shënuar Meta në Fejsbuk.

Ai me këtë rast shtoi se është shumë me rëndësi të kërkojë ndihmë nga Italia.

“Në këtë situatë, është shumë me rëndësi të kërkohet ndihmë nga Italia, me asistimin e specialistëve të atjeshëm, si vend me përvojë të jashtëzakonshme në zbatimin e këtij protokolli. Kjo do të mundësojë jo zbatim vetëm të suksesshëm dhe të rreptë, por gjithashtu do të shmanget çdo lloj i pasaktësie dhe pasigurie që mund të verifikohen në praktikë”, vlerësoi shefi i shtetit shqiptar.

Këto ditë ai e shprehu shqetësimin personal për gjendjen  e keqësuar epidemiologjike dhe kërkoi nga Qeveria ta rritë buxhetin për sektorët shëndetësorë urgjentisht të bëhet gjithçka që është e nevojshme për trajtimin e të infektuarve me koronavirus, sepse, siç tha, asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e qytetarëve.