Raketat ruse shkatërruan që në nisje të pushtimit të Ukrainës, avionin më të madh në botë Antonov An-225 – i njohur si Mriya (Ëndërr).
BBC ka sjellë pamje të asaj çfarë ka mbetur prej tij pas bombardimeve.
Avioni ukrainas i mallrave i cili ndodhej në një hangar në aeroportin Hostomel të Kievit u bë objekt i sulmeve të ashpër me raketa pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.
Kompania shtetërore ukrainase e mbrojtjes vlerësoi koston e rindërtimit të avionit në 3 miliardë dollarë. Forcat ruse tani janë tërhequr nga aeroporti.

