Hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, reagon kryeministri Hoti

TË FUNDIT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë, gjë që u kap nga kamerat e sigurisë.

Hoti me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook deklaroi se për këtë rast janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

“Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve.”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Ai ka shtuar se veprimet e Kosovës do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend./21Media

Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 8. August 2020