Hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmit për grimcat PM10 në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar

TË FUNDIT

Sipas të dhënave nga Sistemi Shtetëror i Automatizuar i Monitorimit për Cilësinë e Ajrit  Ambiental dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Ju informojmë se pragu i alarmimit për PM10 (që tejkalon vlerën e 175 mg/m3 gjatë dy ditëve radhazi) të përcaktuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e ndotësve në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017), u tejkalua në pikat matëse në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar.

MMJPH ka dorëzuar informacione për tejkalimin e pragut të alarmimit tek Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Drejtoria e Mjedisit Jetësor, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun në MMJPH, Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë për Vetqeverisjen Lokale ku ka një episod të ndotjes alarmante të ajrit.

Sipas konkluzioneve nga procesverbalet e seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 28.11.2017, në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar  hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet e mëposhtme:

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të detyruar të:

  • T’i rekomandojnë të gjithë personat juridikë (punëdhënësit) që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, që vuajnë nga infarkti miokardial ose goditje në tru, pavarësisht nga mosha, me rekomandimin e mjekut të familjes.
  • T’i rekomandojnë të gjithë personat juridikë (punëdhënësit) që ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në hapësirë të hapur të punojnë nga ora 11.00 deri në ora 17.00.
  • Të rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në hapësirë ​​të hapur.
  • Të sigurojnë kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të urgjencës mjekësore, vizitës në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut:

  • Të detyrojë të gjithë organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrojat, institutet, ndërmarrjet publike dhe SHA në pronësi të shtetit, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale  të zvogëlojnë (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare.
  • Të sigurohet kufizimi i punimeve në  objektet e ndërtimit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Qendrën Shëndetësore dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale:

• Të sigurojnë strehimore për të pastrehët.

• Të mbështesin të moshuarit e vetmuar përmes vizitave të organizuara.

Ministria e Shëndetësisë:

  • Të detyrojë Shërbimin e Urgjencës Mjekësore të paraqesë Informacione në ISHP për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës / kodit të ICD10, gjinisë, moshës, vendbanimit / komunës), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në baza ditore deri në fund të episodit dhe një javë pas përfundimit.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit

  • Të fillojë kryerjen e kontrollit të shpeshtë të Instalimeve që kanë A-PIKN leje, të kryejnë matje kontrolli të emetimeve të ndotësve në ajrin ambiental me një laborator të akredituar në mënyrë që të përcaktohet nëse kushtet / masat e përshkruara në Leje zbatohen në lidhje me emetimet e ajrit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë dhe dorëzojë:

Rekomandim për instalimet që kanë A – PIKN leje, për reduktimin e kapacitetit të prodhimit (deri në 50%) me çka nga kjo masë do të përjashtohen instalimet që prodhojnë nxehtësi ose energji elektrike.

NJVL-të janë të detyruara të zbatojnë masat e përshkruara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të miratuara nga Këshillat Komunale.