Hungaria ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kompaninë amerikane Chevron për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG). Marrëveshja parashikon 400 milionë metra kub gaz në vit për pesë vitet e ardhshme. Këtë informacion e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto.
Sijarto në rrjetin social X thekson se në Hungari në pesë vitet e ardhshme Hungari do të mbërrijnë dy miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm nga SHBA-ja.
“Sot kemi arritur një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik mes SHBA-së dhe Hungarisë, duke nënshkruar një kontratë për 400 milionë metra kub LNG në vit.
Kjo do të thotë se gjatë pesë viteve të ardhshme, në Hungari do të mbërrijnë dy miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm nga SHBA-ja.
Ne jemi të interesuar të blejmë energji nga sa më shumë burime dhe përmes sa më shumë rrugëve të mundshme, duke siguruar çmimet më të ulëta”, ka shkruar në platformë X, ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Sijarto.
