Hungaria, Rumania dhe Bullgaria kanë regjistruar rënime më të madhe ekonomike në nivel tremujor, të paparë me dekada, për shkak të pandemisë së kronavirusit të ri, tregojnë statistikat e të trija vendeve.
Bruto prodhimi vendor (BPV) në tremujorin e dytë të vitit 2020 është ulur për 11,7 për qind në BE-27 në krahasim me tremujorin paraprak sipas të dhënave të të përshtatura sezonale. Për periudhën e njëjtë, BPV në Bullgari është ulur për 9,8 për qind, sipas Institutit Kombëtar të Statistikës së Bullgarisë.
Në tremujorin e dytë të vitit 2020, në krahasim me tremujorin paraprak, rënie më e vogël është shënuar në Finlandë – 3,2 për qind, Lituani – 5,1 për qind, Danimarkë – 7,4 për qind dhe Letuani – 7,5 për qind.
Rënie më e vogël ekonomike sipas të dhënave të përshtatura sezonale është regjistruar në Spanjë – 18,5 për qind, Hungari – 14,5 për qind, Portugali – 13,9 për qind dhe Francë – 13,8 për qind.
Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, të dhënat e përshtatura sezonale tregojnë ulje të nivelit të BPV-së në Be-27 për 14,1 për qind.
Në tremujorin e dytë të vitit 2020, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, rënie më të vogël ka në Lituani – 3,7 për qind, Finlandë – 5,2 për qind, Poloni – 7,9 për qind dhe Bullgari – 8,2 për qind. Rënie më të madhe ekonomike sipas të dhënave të përshtatshme sezonale është shënuar në Spanjë – 22,1 për qind, Francë – 19,0 për qind, Itali – 17,3 për qind dhe Portugali – 16,3 për qind.
BPV-ja e Hungarisë është ulur për 14,5 për qind në tremujorin e dytë në krahasim me tre muajt e parë të vitit 2020. Ky është ngadalësimi më i madh nga fundi i epokës komuniste para më shumë se tre dekada.
Rumania shënon rënie prej 12,3 për qind në tremujorin e dytë dhe Bullgaria ka rënie prej 9,8 për qind, ngadalësim më të madh pas krizës ekonomike në vitin 1997.
Në tremujorin e dytë të vitit 2020, bruto prodhimi vendor (BPV) i Bullgarisë është ulur për 8,2 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak dhe për 9,8 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2020.
Në Hungari, kriza e koronavirusit ndikoi në shërbimet, si dhe në industri, sipas Zyrës Kombëtare për Statistikë. Në bazë vjetore, rënie është 13,6 për qind, që është më shumë se parashikimi i ekonomistëve.
Hungaria parashikon ulje në 3,0 për qind në vitin 2020, derisa Rumania pret -3,8 për qind dhe Bullgaria – 7,0 për qind.
Komisioni Evropian parashikon se ekonomitë e të trija vendeve do të ngadalësohen për 6-7 për qind.
Në Rumani dhe Bullgari, eksporti ka rënë për 18,0 për qind dhe 23,4 për qind, përkatësisht, në tremujorin e dytë.
Ndërkohë, pandemia nuk kurseu as disa vende skandinave, por ndikimi mbi Finlandën ishte më i vogël, derisa Danimarka regjistroi shtyrje “historike”.
BPV-ja e Finlandës u ul për 3,2 për qind nga prilli deri në qershor në krahasim me tre muajt paraprakë. Në të njëjtën kohë, Danimarka publikoi rënie prej 7,4 për qind në bazë tremujore, ngadalësim më të madh të ekonomisë së vendit nga fillimi i viteve të 90-ta, kur filloi të publikojë statistikë tremujore.
