Hulumtim: Vaksina ofron mbrojtje më të mirë për personat të cilët e kanë kaluar Kovid-19

TË FUNDIT

Arkitektët që ishin shumë krijues dhe jo shumë logjikë

Arkitektura, si disiplinat e tjera është art, sepse kërkon shumë krijimtari dhe imagjinatë. Sidoqoftë, ndonjëherë, dizajnet e konstruksioneve të...

Fauci: Mbajtja e dy maskave është më efektive

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha të hënën se mbajtja e...

Opozita shqiptare është duke përgatitur Ligj të ri për lojërat e fatit

Depuetit i koalicionit AAA-ASH, Skender Rexhepi nëpërmjet emisonin Click Plus bëri të ditur se opozita shqiptare është duke përgatitur...

Rasti Monstra! Gjykimi i njëjtë si në kohën e VMRO-DPMNE-së, si në këtë të LSDM-së, thotë Skender Rexhepi nga Alternativa

“Tash LSDM e shihte rastin “Monstra” tash e tregon një LSDM që është e ngjashme me VMRO-në. Me një...

BDI bën teatër kur Mexhiti në Kuvend del dhe kritikon bashkëpartiakun Grubi, thotë Skender Rexhepi

Skender Rexhepi, nga Alternativa në emisionin Click Plus në TV21, thotë se BDI bën teatër kur deputeti Izet Mexhiti...

Personat të cilët e kanë kaluar Kovid-19 kanë pesë muaj mbrojtje më të madhe nga riinfeksioni sesa personat të cilët vetëm e kanë pranuar vaksinën e Oksfordit / AstraZeneka dhe e njëjta vlen edhe për vaksinën e “Fajzer”-it, kumtoi Shërbimi anglez publik shëndetësor kombëtar (RNE).

Të dhënat nga hulumtimi “PHE Siren”, i cili e ndjek shëndetin e më shumë se 20.000 personave mjekësorë në më shumë se 100 qytete në Mbretërinë e Bashkuar, treguan se sa punonjës shëndetësorë janë infektuar me koronavirusin më shumë se një herë.

Është konfirmuar se 6,614 punonjës mjekësorë morën virus në gjysmën e parë të vitit 2020 dhe vetëm 44 persona nga ky grup janë infektuar përsëri me koronavirus, njofton “Dejli Mejl”.

“‘PHE Siren’ shton se kjo do të thotë që njerëzit që e kanë kaluar Kovid-19 kanë 83 për qind mbrojtje kundër ri-infektimit dhe gjithashtu kanë më pak gjasa të zhvillojnë simptoma më serioze në rast të përsëritjes së sëmundjes.

U shtua se vetëm 15 nga 44 personat të cilët u infektuan përsëri zhvilluan simptoma të Kovid-19, pjesa tjetër ishin raste asimptomatike.

Ekipi hulumtues kumtoi se mund të konfirmojnë që imuniteti natyror i Kovid-19 zgjat të paktën pesë muaj, për sa kohë që zgjat studimi, i cili do të vazhdojë për 12 muajt e ardhshëm.

TË NGJAJSHME