Turqia planifikon dërgimin e trupave ushtarake në Arabinë Saudite sipas Paktit të Mekës, thotë zyrtari i partisë në pushtet

TË FUNDIT

Turqia do t’i paraqesë Parlamentit një mandat që lejon dërgimin e personelit ushtarak në Arabinë Saudite, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, bëri të ditur të mërkurën për Reuters një deputet i partisë në pushtet AK, përcjell TV21. Sipas tij, mandati do t’i dërgohet Parlamentit pasi të miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes.

Marrëveshja e përbashkët e mbrojtjes së Mekës, e nënshkruar nga të tre vendet në gusht, iu dorëzua Parlamentit turk të martën për ratifikim. Me këtë hap, ushtria turke, e dyta më e madhe në NATO, po i afrohet një zotimi formal për mbrojtje të ndërsjellë me Riadin, në një kohë kur Arabia Saudite po përballet me sulme nga rebelët Huthi.