Njerëzit të cilët janë negativë në testin për koronavirus ende mund kenë ndonjë imunitet, tregon hulumtimi më i ri i bërë në Suedi.
Çdo person i cili është pozitiv në atitrupa vijnë dy të cilat kanë T-qeliza specifike të cilat i identifikojnë dhe i shkatërrojnë qelizat e infektuara, transmeton BBC.
Kjo është parë madje edhe tek njerëzit të cilët kanë pasur simptoma të lehta. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për mbrojtje vetëm për individin ose mund t’i pengojë ta bartin virusin tek të tjerët.
Shkencëtarët nga Instituti Karolinks në Suedi kanë testuar 200 persona edhe për antitrupa edhe për T-qeliza. Disa ishin dhurues të gjakut, ndërsa disa të tjerë ishin nga grupi i njerëzve të cilët ishin rastet e para në Suedi, kryesisht ata që janë kthyer nga zonat siç është Italia veriore.
Kjo do të mund të thotë se grupi më i madh ka nivel të caktuar të imunitetit ndaj Kovid-19 sesa që tregojnë të dhënat e marra nga testimi i antutrupave.
Antitrupat shërbejnë për neutralizimin e virusit menjëherë pasi do të hyjë në trup. Nëse nuk arrijnë, ai menjëherë mund të hyjë në qelizat dhe t’i shndërrojë në fabrika për prodhimin e viruseve.
T-qelizat, nga ana tjetër, i sulmojnë qelizat tani më të infektuara dhe tërësisht i shkatërrojnë, duke i parandaluar t’i përhapin në qeliza tjera më të shëndosha./MIA
