Array

Hotelet shndërrohen në karantina shtetërore, një pjesë e qytetarëve në panik, autoritetet qetësojnë

TË FUNDIT

Dy autobusë mbrëmë vonë arritën në Manastir nga Malta. Bëhet fjalë për 45 persona që janë të vendosur në hotel në qendrën e qytetit, në 14 ditë izolim të patjetërsueshëm. Për këtë, një pjesë e qytetarëve filluan të bëjnë panik. Një prej më të zëshmëve ishte kryetari i Unionit të forcave të reja – Manastir, Marko Josifovski.

Ai në profilin e tij të Facebook-ut publikoi se personat që janë në karantinë mund të ikin, të kalojnë në “Sokakun e gjerë” dhe të infektojnë shumë qytetarë që lëvizin në atë lokacion.

“Manastiri po shndërrohet në vatër të re të virusit” dhe “Zoti na ndihmoftë”, theksoi Josifovski.

Autoritetet qetësojnë duke thënë se karantinat shtetërore janë të siguruara dhe të kontrolluara dhe nuk paraqesin kërcënim për askënd.

Kryetarja e Manastirit, Natasha Petrovska, tha se të gjithë qytetarët e Maqedonisë që duan të kthehen në vendlindje janë të mirëseardhur.

“Po ngritën polimika rreth lokacionit. Asnjë lokacion  nuk është më i mirë apo më i keq. Virusi nuk ndalet për shkak të lokacionit. Virusi mund të fitohet vetëm me sjelljen tonë, me izolim të kontrolluar, shmangien e daljes së panevojshme dhe respektimin e protokollit dhe rekomandimeve”, deklaroi Petrovska.

Përveç hotelet Epinal dhe Molika në Manastir, si karantina shtetërore shfrytëzohen edhe hotelet Desaret në Ohër, pushimorja për fëmijë në Demir Kapi, Hoteli Flamingo, hoteli Ibis në Taftalixhe, deklaroi ministri për punë të brendshme, Naqe Çulev.

“Për momentin gjithsej 1082 qytetarë janë të vendosur në karantina shtetërore. Deri më tani gjithsej 19 objekte janë riorientuar për këtë qëllim, ndërsa rendin për akomodim e bënë Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë. Nëpunësit policor ndërmarrin masa për sigurimin e transportit të njerëzve nga pikat kufitare deri te objektet, si dhe sigurim të brendshëm dhe të jashtëm të karantinave shtetërore”,  theksoi Çulev.

Rreth 130 shtetas të vendit nga Sllovenia kthehen në vend me fluturimin special të kompanisë Wizzair. Të gjithë kanë nënshkruar dokument se do të kalojnë 14 ditë në karantinë shtetërore pas aderimit në aeroportin e Shkupit. Ndërsa, nga MPJ informojnë se 4 shtetas të Maqedonisë që kanë shkuar si turistë në Lima, Peru, sot me fluturim çarter të Austrian Airline kanë aderuar në Vienë.

Gjithashtu pritet që dy avionë nga Lubjana dhe Minheni me shtetas tanë të arrijnë në vend. Dje me fluturime humanitare nga Malmo dhe Zagrebi janë kthyer 290 qytetarë. Të gjithë janë dërguar në karantinë shtetërore. Për momentin janë siguruar 2104 krevat në 19 objekte për akomodim, ndërsa deri më tani janë mbushur 1082 krevat.

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK