Holanda do t’i heq pothuajse të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të Kovid-19

TË FUNDIT

Holanda do t’i heq pothuajse të gjitha kufizimet kundër Kovid-19 deri më 25 shkurt dhe do të kthehet në jetë normale sepse zvogëlohet numri i infeksioneve dhe i personave të hospitalizuar, deklaroi sot ministri holandez i Shëndetësisë, Ernst Kuipers.

Ai theksoi se “shteti do të hapet sërish”.

“Do të kthehemi në normalitetin që e kemi pasur para koronës. Nuk ka nevojë më të mbani distancë prej 1,5 metrave”, theksoi Kuipers.