Hiqen rrethojat e Kuvendit

Kryetari Kadri Veseli ka marrë vendim që të hiqen rrethojat e hekurta të Kuvendit të Kosovës që kanë mbetur që nga koha e UNMIK-ut.
Sipas një njoftimi për media nga zyra e Kuvendit ky vendim është marrë në vazhdimësinë e hapave të ndërmarra nga kryetari Veseli për hapjen e institucionit më të lartë të vendit –Kuvendit të Kosovës.
“Kjo hapje është në funksion të transparencës ndaj publikut dhe qytetarëve”, thuhet në komunikatë.