Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar një plan prej gati 700 milionë dollarësh për mbështetjen e termocentraleve me qymyr dhe eksporteve të qymyrit në SHBA.
Administrata e tij do të përdorë një ligj të sigurisë kombëtare për të mbështetur 13 termocentrale ekzistuese në vend.
Plani përfshin edhe ndërtimin e impianteve të reja në Alaska dhe Virxhinian Perëndimore, të parat të këtij lloji që nga viti 2013.
Një pjesë e fondeve do të shkojë edhe për rihapjen e një termocentrali të mbyllur në Maryland.
Gjithashtu parashihet ndërtimi i një terminali për eksportin e qymyrit në Oakland të Kalifornisë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, projekti pritet të krijojë ose të mbështesë më shumë se 14 mijë vende pune.
Trump deklaroi se qymyri mbetet një burim i fuqishëm dhe i rëndësishëm energjie për ekonominë amerikane.
Administrata e tij ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë për të ndaluar rënien e industrisë së qymyrit.
Disa termocentrale janë urdhëruar të vazhdojnë punën edhe pas afateve të planifikuara për mbyllje për shkak të rritjes së kërkesës për energji.
Organizatat mjedisore e kanë kundërshtuar ashpër planin, duke paralajmëruar se ai mund të rrisë ndotjen dhe të ngadalësojë kalimin drejt energjisë së pastër.
