Hidhet poshtë padia e Ruskoskës kundër DPMNE-së

TË FUNDIT

Është hedhur poshtë si e pabazë padia e shefes së Prokurorisë Publike për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Villma Ruskoska kundër partisë politike, VMRO-DPMNE.

Ruskoska kërkoi dëmshpërblim prej 10 mijë euro dhe siç theksoi ajo ato para do të dhurojë në SOS Fshatin e fëmijëve. Padi kishte të bënte për shkak se fotografia e saj, si dhe e një gjykatëseje, u përfshinë në një spot publicitar gjatë fushatës nga partia VMRO-DPMNE./TV21