Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok ka paralajmëruar se javën e ardhshme në vend do të jenë në dispozicion 800,000 doza të vaksinës nga kompanitë “Fajzer” dhe “Biontek”.
Kryeministri britanik, Boris Xhonson tha sot se vaksinimet duhet të jenë vullnetare dhe se Qeveria nuk do të vendosë detyrim për vaksinim.
“Unë i inkurajoj fuqishëm njerëzit të vaksinohen, por kjo nuk është në kulturën tonë dhe nuk është ambicia jonë të përshkruajmë vaksinim të detyrueshëm. Kështu nuk i bëjmë gjërat”, tha Xhonson.
Ai shtoi se lajmi se rregullatori britanik e ka aprovuar përdorimin e vaksinës “Fajzer” dhe “Biontek” është “fantastik” dhe se vaksinimi do të kontribuojë në rinisjen e ekonomisë britanike.
“Vaksinimi do të na mundësojë të kthehemi në jetën normale dhe përsëri ta rigjallërojmë ekonominë tonë”, tha Xhonson.
Ai në Tuiter shkroi se “vaksina do të jetë në dispozicion në Britaninë e Madhe nga java tjetër” dhe shtoi se “mbrojtja e vaksinës do të na mundësojë të vazhdojmë me jetën”.
Njeriu i parë i profesionit mjekësor në Britaninë e Madhe, Kris Viti paralajmëroi se vaksinimi deri në pranverën e vitit të ardhshëm duhet të përfundojë për britanikët më të rrezikuar.
Britania e Madhe e para në botë e miratoi përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit kompanitë “Fajzer” dhe “Biontek”.
“Qeveria sot e pranoi rekomandimin e Agjencisë për Barna dhe Produkte Shëndetësore dhe e miratoi përdorimin e vaksinës së “Fajzer” dhe “Biontek”, publikoi qeveria britanike.
Pasi u konfirmua rasti i parë i koronavirusit më 31 janar të vitit 2020, pothuajse 60 000 persona kanë vdekur nga virusi në Britanën e Madhe.
