Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan në Beograd, Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e një rrjeti hekurudhor me performancë të lartë, si pjesë e Korridorit 10 hekurudhor.
“Shpejtësia komerciale e kësaj hekurudhe do të jetë së paku 160 km/h, përndryshe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Serbisë tashmë po diskuton për rritjen e kësaj shpejtësie përmes dokumentacionit që po bëhet në Serbi për trenat e pasagjerëve, që do të mundësojë një rrjedhë vërtet të shpejtë, të cilin nuk e kemi pasur në Ballkan dhe që e kemi parë në vendet e Evropës Perëndimore.”- deklaroi Dimitar Kovacevski, Kryeministër.
Bëhet fjalë për një hekurudhë që në fazën e parë duhet të ndërtohet në gjatësi rreth 50 kilometra në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe synimi është, siç tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq që korridori 10 të ndërtohet tërësisht me një hekurudhë të re që do të jetë nga Shkupi në Selanik pastaj nga Selaniku në Pire dhe Athinë.
“U bëj thirrje partnerëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut që sa më parë të formojnë një komision të përzier për bashkëpunim ekonomik. Vitin e kaluar patëm një shkëmbim rekord mallrash që arriti në një miliard e 480 milionë euro, rreth 28 për qind më shumë se në vitin 2021.”- tha Ana Bërnabiq, Kryeministre e Sërbisë.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, tha se me këtë shteti merr përsipër që të sigurojë mjete për këto projekte në institucionet financiare ndërkombëtare në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me zbatimin e kësaj nisme rajonale.
“Jam i bindur se kjo është e ardhmja e rajonit, vizioni ku të gjithë duhet të drejtohemi, të lidhemi dhe të arrijmë vlerat që kanë shtetet evropiane. Paralelisht po punojmë për t’u lidhur me Shqipërinë nëpërmjet autostradës, gjithashtu edhe me Bullgarinë edhe me korridorin 8 me hekurudhë dhe rrugë.”- tha Bllagoj Bocvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Në dy javët e ardhshme qeveritë e të dyja vendeve duhet të formojnë një grup pune që do të përgatisë planin për dinamikën e aktiviteteve për realizimin e këtij projekti.
