“HAPAT E ARDHSHME DREJT NATO-S”, XHAFERI: NË QERSHOR SENATI PRITET T’A RATIFIKOJË PROTOKOLLIN

TË FUNDIT

Kryeparlamentari Talat Xhaferi u shpreh i bindur se deri në fund të këtij viti, vendi do të jetë edhe formalisht anëtare e plotë e NATO-s. Ai tha se protokolli për anëtarësimin e vendit në  NATO-s  po shkon në rrugën e mire dhe presin që deri në fund të qershorit senati amerikan  të ratifikojë protokollin për aderim në NATO. Xhaferi shpreson që gjithashtu deri vitin e ardhshëm vendi të filloj bisedimet për aderimin e vendit në BE.

“Një nga dy përcaktimet tona strategjike, respektivisht anëtarësimi në NATO dhe BE është realizuar, dhe unë shpresoj  se këtë vit do i fillojmë edhe negociatat për integrim në BE. Nuk do të flas për përfitimet  që si shtet  dhe si shoqëri do i kemi me anëtarësimin në NATO , sepse është folur shumë. Dua të theksoj se me anëtarësimin në NATO nuk përfundojnë detyrat tona ”, u shpreh kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Ushtruesja e detyrës ambasadorja amerikane Shvajcer Blum tha se procesi I ratifikimit të protokollit për NATO është ne procedurë e sipër.

Mikaela Shvajcer-Blum, u.d Ambasadore amerikane

“SHBA-të dua që ta shohin Maqedoninë e Veriut së shpejti si vendi i 30 anëtare i NATO-s. Kur kjo gjë të ndodhë ne nuk do të jemi partner por aleat, do të vendosim lidhje me të thella, angazhim dhe përkushtim të ndërsjellë”, deklaroi Mikaela Shvajcer-Blum, ushtruese detyre Ambasadore Amerikane.

Ambasadori gjerman Tomas Gerberih  gjatë fjalimit të tij edhe njëherë shprehi mbështetjen që Gjermania i jep Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe BE. Gerberih tha se vendi ka bërë  arritje të mëdha në dy vitet e fundit duke theksuar posaçërisht Marrëveshjen e Prespës. Ai tha se vendi ka bërë më shumë për dallim nga vendet tjera të rajonit. Mes tjerash shtoi se pret që vendi të marr rekomandim të pastër për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Procesi reformues duhet të vazhdojë dhe të thellohet, të tejkalohet ndarja etnike ndërsa për këtë duhet më tepër të punojnë edhe përfaqësuesit e bashkësive ndëretnike. Ndërsa për reformat e shtetit duhet të fokusohen të gjithë në vend”, potencoi Tomas Gerberih, ambasador i Gjermanisë.

Mes vendeve të cilët kanë ratifikuar protokollin për anëtarësim në NATO janë: Greqia, Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Polonia, Kroacia, Mali I Zi, Rumania, Lituania, Danimarka. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës NATO.

Përgatiti: Valmira Zendeli