Grubi: Korridori 8 po bëhet realitet, premtimet po realizohen

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se nesër do të nënshkruhet marrëveshja me kompaninë Bechtel-Enka, të cilën sot Qeveria e angazhoi për ndërtimin e autostradave në Korridorin 8 dhe 10.

Sipas Grupit, me këtë vendim bëhet realitet Korridori 8.

“Firmosja e këtij memorandumi do të bëhet gjatë ditës së nesërme në Shkup.Pjesë e këtij projektit është ndërtimi i autostradës:Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë. Korridori i 8-të po bëhet realitet. PREMTIMET PO REALIZOHEN”, shkroi Grubi në profilin e tij në “Facebook”./TV21