Qeveria në seancën e sotme, ka sjellë vendim që të bashkëpunojë me kompaninë “Bechtel&Enka” në ndërtimin e autostradave në korridorin 8 dhe 10.
“Qeveria sot e ka miratuar tekstin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet kompanive Bechtel&Enka dhe Qeverisë për bashkëpunim për përgatitje projektuese dhe ndërtim të autostradave Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë -Strugë – Qafë Thanë nga Korridori 8 si dhe ndërtimi i autostradës Prilep – Manastir nga Korridori 10”, njoftojnë nga Qeveria./TV21
