Çdo fotografi me një histori të veçantë
Këngëtari i njohur shqiptar, Nadi së bashku me bashkëshorten e tij, Tinën dhe fëmijët ishin të ftuar në emisionin “Diçka po zihet” të RTV 21.
Tina ekskluzivisht për emisionin “Diçka po Zihet” zbuloi shtatë fotografitë e pa publikuara më parë, ku shihet bashkë me Nadin dhe fëmijët. Ajo gjithashtu zgjodhi emisionin “Diçka po Zihet” të prezantohet për herë të parë para mediave, shkruan rtv21.tv.
Gjatë prezantimit të këtyre imazheve, ajo tregoi edhe historitë që fshehen prapa këtyre fotografive.
Këngëtari pejanas, Leonard Matoshi i njohur si Nadi është i angazhuar nëpër dasma të ndryshme brenda dhe jashtë vendit./21Media
.
