Gruaja e pret kryeministrin Kovaçevski në dyqan: Nuk mund të blejmë ilaçe me dy denarë lirim të makaronave

TË FUNDIT

Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski sot ishte në një market në Shkup, për të inspektuar nëse dyqanet po respektojnë vendimin për ngrirje të çmimeve, përcjell TV21. Në market një grua e shtyrë në moshë u doli para gazetareve dhe filloi t’i ankohet qytetarëve.

“Çmimet janë në tavan. Do të thotë me 2 denarë makarona dhe dhe një denar në vezë, që ishin 99 denarë, kjo nuk është masë. Ka ardhur jetë e vështirë, nuk mund të blejmë as ilaçe me këto”, thotë gruaja e moshuar.