“Google maps” e çoi Mickockin te sheshi “Skënderbeu”. U takua me liderët e VLEN-it, folën rreth qeverisjes së ardhshme

TË FUNDIT

Ndonëse nga zyrtarë të BDI-së iu pat sugjeruar që pas zgjedhjeve me GoogleMaps ta gjente selinë e integristëve në Reçicë të Vogël, kreu i VMRO-DPMNE-së HristijanMickoski, zgjodhi të mos e marrë rrugën për në Tetovë, por shkoi në shtabin e koalicionit VLEN në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Erdhi i shoqëruar nga nënkryetarët e VMRO-DPMNE-së dhe tha se është takim për t’u njohur mes vete.

“Takimi i parë, për t’u njohur”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Brenda e pritën krerët e partive që e përbëjnë koalicionin VLEN.V

Mediat u lejuan vetëm për të marrë inserte, por edhe kur mbaruan, fjalët ishin të pakta.

“-Në çfarë drejtimi…. si mandatar i ardhshëm?
-Në drejtimin e duhur.
-Ku do të orientoheni më shumë?
-do të ketë kumtesë, do të keni…
-A folët për ndryshimet kushtuese?
-Për shkurt do të ketë komunikatë dhe atydo të ketë gjithçka…”, tha Mickoski.

Liderët e VLEN as nuk ndaluan para kamerave. Në emër të tyre, shkurt dhe pa detaje të takimit, foli Bashkim Bakiu.

“Negociatat shkojnë në drejtim të duhur dhe më vonë do të njoftoheni me komunikatë për detajet. Lart poshtë nga e hëna fillojnë të formohen edhe grupet për të realizuar negociatat. (ngjitje 00,53) Aq, me komunikatë… me komunikatë do të informoheni…,” Bashkim Bakiu, VLEN.

Komunikata nuk vonoi shumë. Thonë se kanë folur për 3 parime.
“U diskutua rreth qeverisjes së ardhshme, e cila do të bazohet në tre parime: rruga euro-integruese, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik si dhe lufta e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe sundimi i ligjit”, VLLEN/VMRO-DPMNE.

Mbetet për t’u parë se çfarë nënkupton parimi i parë, rruga eurointegruese, kur dihet se vazhdimi i saj mund të bëhet vetëm me votimin e ndryshimeve kushtetuese, duke i futur bullgarët në të, gjë për të cilën VMRO-DPMNE nuk pajtohet assesi.Këtë e ripërsëritën jo më larg se mbrëmë.

“-A i ka pranuar tashmë VMRO-DPMNE ndryshimet kushtetuese? Po ose jo. Shumë shkurt, që qytetarët ta dinë…
-Jo.
-Jo?
-Jo.
-Që do me thënë se koalicioni VLEN është tërhequr nga kërkesa kryesore në pjesën e ndryshimeve kushtetuese.
-Kërkesa kryesore është që të ndryshohet qeveria LSDM-BDI”, diskutuan Kreshnik Bekteshi nga FE dhe Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.

Ndonëse VMRO-DPMNE dhe VLEN kanë nisur komunikimet për bashkëqeverisje, nga Fronti Europian vazhdojnë të pohojnë se legjitimiteti i bashkësive joshumicë është tek ta, si fituesi i dytë më i madh i mandateve.

“Me të gjitha mekanizmat demokratike që janë në dispozicion, do të bëjmë çmos, me çdo kusht, të mbrojmë votën e qytetarëve të cilët na kanë dhënë përgjegjësi që t’i përfaqësojmë”, tha Arb;r Ademin, FE.

Një gjë tjetër për të cilën VMRO-DPMNE dhe VLEN-isot u morën vesh është që nga e hënabisedimet të vazhdojnë në nivel të grupeve punuese, të cilat do të formohen në kuadër të.