Ekipi i shkupjanit Enis Bardhi, Trabzonspor u mposht sonte me rezultat 2:3 nga Fenerbahçe, përcjell TV21. Por tejet interesant ishte goli i shkupjanit në pjesën e dytë të ndeshjes. Bardhi në minutën e 63′ mposhti portierin kroat Livakoviq, duke e ulur rezultatin në 1:2.
Gjithsesi, goli fantastik nuk mjaftoi për fitore ndaj Fenerbahçe.
Trabzonsport me 49 pikë renditet në vendin e tretë në tabelë, por larg si favorit për titull, pasi lideri Galatasaray ka 81 pikë, dy më tepër se Fenerbahçe, që rënditet në vendin e dytë.
