Gjyqi për “Monstrën” vazhdon më 25 shtator

TË FUNDIT

Gjyqi për rastin “Monstra” vazhdon më 25 shtator, për kur është parashikuar të dëshmojnë tre dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, njëri prej të cilëve është oficer policie nga njësiti Alfa.

Gjyqtari Ognen Stavrev para përfundimit të seancës së sotme theksoi se për dy seanca duhet të përfundojë procedura dëgjimore dëshmuese, gjegjësisht pas kësaj faze, palëve do t’u japë kohë për përgatitje të fjalëve përfundimtare.

Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Monstra” janë prezantuar edhe dëshmi verbale dhe materiale nga dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja.

Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarin Borçe Stefanovski në prill të vitit 2012 është akuzuar Alil Demiri,  Afrim Ismailoviq (në arratisje),  Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheqin gjykatësit Osman Shabani dhe Ognen Stavrev, ndërsa akuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski. mb/