I akuzuari nga paraburgimi është përcjellë në stacion policor. Prokurori në Prokurori, kurse gjykatësi në sallë gjyqësore. Gjykata Penale e Kavadarit e mbajti gjykimin e parë online.
Llazar Nanev, Kryetar i Këshillit Gjykues: Me qëllim të sigurimit të funksionalitetit gjatë punës dhe veprimit të pandërprerë të rasteve urgjente dhe të pashtyeshme, e mbi të gjitha në drejtim të parandalimit të infeksionit të mundshëm dhe serioz nëpër institucione ku gjenden personat e privuar nga liria dhe të cilëve u është shqiptuar masa e paraburgimit”, tha Llazar Nanev, Kryetar i Këshillit Gjykues.
Procedura filloi me fjalët hyrëse të prokurores dhe vazhdoi me prezantimin e provave. Pas kësaj, pala mbrojtëse u deklarua se e pranon veprën dhe se pendohet për të njëjtën.
Avokati i të akuzuarit: Duke e pasur parasysh pranimin e plotë të fajit nga ana e të akuzuarit, si avokat i tij në fjalët përmbyllëse do t’i kisha cekur rrethanat në vazhdim: bëhet fjalë për një person të ri, i cili e ka jetën para vetes. Është e pakontestueshme se e ka kryer veprën penale për të cilën pendohet, kërkon falje dhe premton se në të ardhmen nuk do të bëjë vepra të tilla apo të ngjashme.
Pas fjalëve përfundimtare, njëjtë si në procedurat e rregullta, trupi gjykues u tërhoq, e pastaj doli me aktgjykim.
Llazar Nanev, Kryetar i Këshillit Gjykues: I akuzuari dënohet me 5 vjet burg. Brenda këtij denimi llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, duke llogaritur nga periduha 26.12.2019-15.04.2020.
Meqenëse pala mbrojtëse dhe i akuzuari nuk kishin ankesa, aktgjykimi hyri në fuqi menjëherë. Personi në fjalë me maskë, armë dhe thikë në dorë ka marrë 324 mijë denarë nga një kazino, prandaj është dënuar për vjedhje sipas Nenit 237, Paragrafi 4 i Kodit Penal. Ky është gjykimi i parë onnline në Maqedoni i cili mbahet në këtë formë për shkak të pandemisë me koronavirus.
Në sallën gjyqësore online kanë qasje vetëm ata që posedojnë leje, kurse seancat realizohen me mbështetje të Majkrosoft-it. Nga Gjykata Penale në Kavadar, për TV21 shtojnë se ky lloj gjykimi është i pari në Evropë, kurse kjo praktikë do të zbatohet edhe në të ardhmen.
