Gjykata vendosi që ASH-ja është e Ziadin Selës / Krahu i Taravarit nuk pajtohet, thotë se vendimi u soll nën presion

TË FUNDIT

Vendimin e Gjykatës së Tetovës që vulat e ASH-së t’i takojnë krahut të Ziadin Selës, nga krahu i Taravarit e quajnë vendim të manipuluar. Sipas avokatit të ASH-së krahut të Taravarit ky vendim është bërë nën presion dhe se nuk janë marrë parasysh aspak dëshmitë e tyre të dorëzuara nga ana e tyre.

E sipas Ziadin Selës vendimi është i drejtë dhe sipas tij Gjykata e Tetovës vendosi se kush është Aleanca e vërtetë dhe kush është kryetar i partisë.

TV21 gjatë ditës pyeti në gjykatën e Tetovës se kur është mbajtur senaca dhe se kush ka qenë gjykatësi, nga ku na u përgjigjën se është sjellë vendimi me të cilin miratohet kërkesa për regjistrim për ndërrim të kryetarit të partisë politike Aleanca për Shqiptarët dhe kërkesa për ndryshim të statutit të partisë dhe se në Regjistrin gjyqësor të partive regjistrohet ndërrimi i kryetarit ku, sipas vendimit, në të ardhmen kryetar i partisë emërohet Ziadin Sela në vend të kryetarit të deritanishëm Arben Taravari.

Përndryshe, ASH-ja u përça kur kreu i saj i atëhershëm Arben Taravari përmes një statusi në Facebook tregoi vendimin e tij që në zgjedhje të dalin me opozitën e bashkuar shqiptare, gjersa nga ASH krahu i Selës thonin se vendimi nuk është sjellë nga organet e partisë dhe se i vetmi vendim i tyre i deriatëhershëm ishte që të shkonin vetë në zgjedhje.

Pas kësaj, të dy krahët mbajnë Kongrese dhe të dyja palët pretendonin se janë ASH, duke shkarkuar kështu zyrtarët e njëra-tjetrës. Taravari dhe një pjesë e mbështetësve të tij u bënë bashkë me opozitën shqiptare në koalicionin VLEN, ndërsa thash së fundmi krahu i Selës u bë pjesë e Fronti Europian.