Kthimi në fillim të gjykimit për rastin “Shkallët spanjolle”, gjegjësisht rrjedhja prej 90 ditëve nga seanca e fundit të mbajtur për këtë lëndë ndërlidhet me vendimin e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës Penale Shkup, t’i jepet prioritet debatit të lëndës në opinion të njohur si “Target-Fortesa” ku gjyqtari Vlladimir Tuferxhik vepron si anëtar i këshillit.
“Me këtë strukturë organizative dhe intensitetin e realizuar të debateve, për një periudhë të shkurtër ka përfunduar procedura dëshmuese në lëndën “Target-Fortesa” dhe janë përcaktuar fjalët përmbyllëse, ndërsa në këtë rast janë respektuar të drejtat për gjykim në një afat të arsyeshëm të palëve në të dyja procedurat. Në këtë drejtim, prioritet është përcaktim në të ardhmen t’i jepet lëndës “Shkallët spanjolle”. Njëherësh, në debatin e sotëm gjykata, me qëllim të gjykimit të drejtë dhe korrekt si dhe rrjedhë të papenguar të procedurës, i siguroi të gjitha provat prokurorit publik në formë elektronike dhe së bashku me shpjegimin për të njëjtat ua ka dorëzuar palëve”, kumtuan nga gjykata.
Njëherësh, prej atje informojnë se krahas kushteve teknike për regjistrim audio dhe video të debatit, në gjykimin e sotëm për shkak të përshtatshmërisë së procedurës, palëve u ka siguruar përdorim të laptopëve për shkak të qartësisë më të madhe gjatë kryerjes dhe prezantimit të provave të prokurorit publik. Debati i ardhshëm për rastin “Shkallët spanjolle” është caktuar për më 23 shkurt.
