Gjorçev në Kërçovë takim me komitetin! Kush do të jetë kandidati i VMRO-së në zgjedhjet lokale?!

TË FUNDIT

Vllatko Gjorçev mbajti takim me komitetin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë në ambient të hapur.

Qellimi i takimit siç tha Gjorçev është planifikimi për rritjen e ekonomisë në vendin tonë.

Ai para kërçovarëve tha se bëjnë programe për përmisimin e situatës pas pandemisë.

Foli edhe për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve në vendin tonë.

TV21 e pyeti në lidhje me zgjedhjet lokale dhe kandidatin e mundshëm të kësaj partie.

Por ai tha se ende është heret për të vendosur për një emër apo për përkrahjen e ndonjërit nga kandidatët që e kanë shpallur kandidaturën e tyre.

“Është herët për të vlerësuar, ne i bëjmë sondazhet tona, vlerësimet tona. Atë që mund t’a them është se VMRO DPMNE ka përkrahje të fuqishme tek njerëzit, përkrahje të fuqishme tek populli, ajo ngjitet lartë, ndërsa qeveria shkon poshtë. Ne kemi edhe kapacitete me koalicionet me një numër të madh të partive nga të gjitha etnitet”, deklaroi Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.

TË NGJAJSHME