Urdhëresa pagesore nga 20 euro për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse u janë shqiptuar të 15 funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim të cilët u fotografuan të tubuar në godinën e re të Ministrisë për Sistem Politik, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n.
Funksionarët e BDI-së më 4 janar pa maska në fytyrë u fotografuan duke e festuar ditëlindjen e liderit të tyre Ali Ahmeti.
Burime të hetimit thonë se me siguri do të shtrohen edhe parashtresa të tjera përkatëse.
