Gjest human i një gruaje nga Ohri, orfon akomodim falas për fëmijë me nevoja të veçanta

TË FUNDIT

Humaniteti edhe një herë dëshmoi se ekziston, pasi një grua nga Ohri ka ofruar akomodim falas për familjet me fëmijë me nevoja të veçanta, të cilat nuk kanë mundësi të përballojnë pushime verore.

Bëhet fjalë për Zoricën, e cila ka hapur dyert e apartamenteve të saj në fshatin Trpejca, të vendosura shumë afër plazhit, për prindërit dhe fëmijët që kanë nevojë për pushim dhe mbështetje.

Sipas njoftimit të saj, akomodimi falas do të jetë i disponueshëm nga 5 maji deri më 5 korrik. Familjet e interesuara mund ta kontaktojnë drejtpërdrejt për më shumë informacione dhe rezervime.

Kjo nismë vjen në një periudhë kur shumë familje me fëmijë me nevoja të veçanta përballen me vështirësi financiare dhe organizative, të cilat shpesh ua pamundësojnë pushimet.

Me këtë gjest, Zorica përcjell një mesazh të fortë solidariteti, humaniteti dhe kujdesi ndaj komunitetit.