Gjermania thotë se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e gazit rus

TË FUNDIT

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht ka thënë se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kryerjen e akteve mizore në afërsi të Kievit.

“Duhet të ketë një përgjigje. Krime të tilla nuk duhet të mbeten pa përgjigje”, tha ajo.

Komentet shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në përgjigjen e Gjermanisë ndaj thirrjeve për ndalimin e importeve ruse të energjisë, pasi kishte thënë më parë se sanksione të tilla do të ishin shumë të dëmshme për ekonominë e saj, shkruan Sky news

Rusia furnizon 40% të nevojave të gazit të Evropës.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha të dielën se aleatët perëndimorë do të bien dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë në ditët në vijim./21Media