Gjermania nuk do të futet në izolim para Krishtlindjeve edhe pse varianti Omicron përbën një sfidë të madhe, kështu ka bërë të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, transmeton TV21.
“Nuk do të kemi një bllokim si në Holandë para Krishtlindjeve… Ne do të kemi një valë të pestë. Ne kemi kaluar një numër kritik të njerëzve të infektuar me Omicron. Kështu që edhe kjo valë nuk mund të ndalet më plotësisht dhe ne duhet ta përballojmë atë”, theksoi ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
