Gjeniu kosovar i informatikës!

TË FUNDIT

19 vjeçari ngan Prishtina, Ardi Jusufi, konsiderohet i jashtëzakonshëm në fushën e Informatikës. Ai po quhet gjeni i informatikës.

Konsiderohet që në çdo shoqëri 2 për qind e popullatës janë me inteligjencë mbi-mesatare. Mirëpo sipas rezultateve të testit të Projektit ATOMI për Inteligjencë, Ardi është më shume se kaq, pasi që i takon vetëm një promilëshit të shoqërisë sonë.

Me inteligjencën e tij ai ka marrë pjesë në shumë projekte ndërkombëtare.

Marrë parasysh, që personat si Ardi janë një aset i rëndësishëm kombëtar dhe kujdesi ndaj tyre është i paktë, ai arritjet e tij arsimore, nuk i sheh në Prishtinë, ai synon të vazhdojë në universitet jashtë vendit.