Gjendet i vdekur një mashkull në Shkup!

TË FUNDIT

Pa shenja jete është gjetur një mashkull në një shtëpi në Shkup, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21.

Siç bëhet e ditur, S.K.(56) nga Shkupi është gjetur më 24.01.2023, në shtëpinë ku ka qenë duke banuar, në rrugën “Marko Cepenkov” në Shkup.

“Vdekje pa asnjë gjurmë të dhunës, ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë, kurse me urdhër të prokurorit publik trupi i ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet më tej në njoftim.