Gjatë aksionit u ballafaquam edhe me përpjekje për sabotazh, tha Spasovski

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në pres konference në lidhje me aksionin, tha se janë ballafaquar edhe me sabotim. Ai tha se ishte në rrezik gjithçka që ishte punuar më shumë së një vit.

“Gjatë realizimit të aksionit u ballafaquam edhe me përpjekje për sabotazh, që për fat të mirë nuk ishte i suksesshëm. VMRO-DPMNE dhe kryetari Hristijan Mickoski kishte informacione në lidhje me hetimin që në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të ishte në rrezik gjithçka që ishte punuar më shumë se një vit nga nëpunësit tonë policor por edhe partnerëve tanë strategjik”, tha Spasovski.