Gjashtë të akuzuar për dëmtimin shtëpisë së Vllado Maleskit, e mbrojtur si trashëgimi kulturore

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprën penale “Dëmtimi ose shkatërrimi i të mirave nën mbrojtje të përkohshme të trashëgimisë kulturore ose të rrallave natyrore”, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, investitori dhe realizuesi i punimeve, gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti të ri, ka dëmtuar murin e përbashkët me shtëpinë e vjetër të Vllado Maleskit, duke shkaktuar destabilizimin dhe shembjen e saj.

Në aktakuzë përfshihen edhe një inxhinier ndërtimi dhe një arkitekt nga Komuna e Strugës, ish-kryetari i komunës, si dhe një arkitekte-konservatore nga Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeu i Ohrit, të cilët akuzohen për ndihmë në kryerjen e veprës. Ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2025, në rrugën “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë.