Gjakovë: Një vajzë bie nga kati i 6-të

TË FUNDIT

Një vajzë e moshës rreth 14- 15 vjeçare ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjakovë, duke marrë lëndime të rënda trupore.

Komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, konfirmoi për KALLXO.com se incidenti ka ndodhur sonte rreth orës 21, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e rrëzimit të viktimës.

“Jemi informuar se një vajzë rreth 14-15 vjeçare ka rënë nga kati i gjashtë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është transportuar në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”, tha Gjokaj.