Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nga pesë kandidat të cilët garonin për të udhëhequr më Ohrin nuk kanë arritur të marrin 51% e nevojshëm. Në rrethin e dytë zgjedhor në garë janë dy kandidatë, Konstantin Georgieski nga LSDM-ja dhe Mitre Milloshevski nga VMRO-DPMNE.
Konstantin Georgieski dje arriti të fitoj besimin e 13.037 qytetarëve ndërsa kandidati tjetër Milloshevski arriti të marrë 10.614 vota.
Ndryshe dalja e votuesve në qytetin e Ohrit dje ishte 53.84% nga 52.223 persona me të drejtë vote dje vetëm 26.862 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Kandidatët që ishin në garë për Komunën e Ohrit, Mihail Trendafilov Nançe nga Bashkimi Demokratik Qytetar fitoi 1.655 vota, Stevçe Stevovski nga Demokratët 1.003 dhe Xhemal Mena nga Lëvizja Besa arriti të marrë vetëm 553 vota.
