George Clooney ka zbuluar se roli i tij i fundit e dërgoi atë në spital.
Fituesi i Oskarit iu desh të kalonte shumë ditë në kujdesin mjekësor pasi humbi rreth 11 kg për të luajtur të mbijetuarin e një katastrofe globale në “The Midnight Sky”.
“Unë mendoj se po përpiqesha shumë për të humbur peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha për veten time”, tha 59-vjeçari.
Clooney për Daily Mirror u shpreh se iu deshën disa javë për t’u bërë më mirë.
Aktori u dërgua me urgjencë në spital katër ditë para se të fillonte xhirimi i filmit.
Gjendja mund të jetë kërcënuese për jetën, megjithatë aktori u lirua nga spitali brenda disa ditësh, transmeton tv21.tv.
Humbja e peshës nuk ishte ndryshimi i vetëm fizik që prodhuesi i suksesshëm pësoi për rolin.
“Unë rrita një mjekër të madhe të shëmtuar”, zbuloi ai.
“The Midnight Sky” është planifikuar të dalë më 23 dhjetor në Netflix./21Media
