Gazetarja ukrainase: Bombardimet ruse kanë lënë të vdekur dhjetëra civilë në vendbanimin tim

TË FUNDIT

Gazetarja ukrainase e BBC, Myroslava Petsa në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të një ndërtese të shkatërruar në Ukrainë, ndërtesë ku ka banuar vetë gazetarja. Ajo shkruan se të paktën 28 civilë kanë vdekur si pasojë e bombardimeve ruse në këtë ndërtesë.

“Kjo është vendlindja ime , vendi ku jam lindur, rritur dhe ku kam rënë në dashuri për herë të parë. Së paku 28 banorë të Chernihiv kanë vdekur nga bombardimet ruse sot”, ka shkruar Myroslava Petsa.