Gati 200 mijë persona tentuan të futeshin ilegalisht në BE gjatë vitit 2021!

TË FUNDIT

Pothuajse 200.000 persona tentuan të futeshin ilegalisht në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2021.

Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex bën me dije se kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2017.

Ndërkohë është shënuar një rritje me 36 për qind në krahasim me vitin 2019 dhe 57 për qind më shumë se në vitin 2020.

Personat nga Siria, Tunizia, Maroku, Algjeria dhe Afganistani përbëjnë kombësitë më të raportuara për kalimin e paligjshëm të kufirit për vitin 2021. Shtetasit nga Siria përbënin numrin më të lartë të personave që u kapën në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Situata ka qenë mjaft e tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, ku refugjatët vijojnë ta përdorin si portë për për t’u futur në vendet e BE-së.

Rrugët kryesore që përdoren për të kaluar ilegalisht drejt BE-së:

  • Rruga e Mesdheut Qendror rezultoi si rruga më e përdorur për t’u futur ilegalisht në Evropë gjatë2021, duke përbërë një të tretën e të gjitha kalimeve të paligjshme kufitare. 65.362 më shumë mbërritje nga brigjet libiane, tuniziane dhe turke dhe një rritje prej 83 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
  • Rruga e Ballkanit Perëndimor- 60.540 kalime të paligjshme kufitare u rregjistruan gjatë 2021, një rritje prej 125 për qind që nga viti 2020. Itinerari tregoi një tendencë rritjeje deri në shtator dhe më pas një rënie të lehtë në tre muajt e fundit. Shumica e kalimeve të paligjshme kufitare të zbuluara mund të gjurmohen tek njerëzit që kanë qenë në rajon për disa kohë dhe që përpiqen vazhdimisht të arrijnë në vendin e tyre të synuar në BE.
  • Rruga e Mesdheut Perëndimor- në të janë regjistruar 18.000 mbërritje në vitin 2021, afërsisht njësoj si në vitin e kaluar.
  • Rruga e Afrikës Perëndimore- në këtë rrugën u kapën 22 500 persona.
  • Qipro dëshmoi një rritje të konsiderueshme të fluksit migrator me 10. 400 gjithsej në vitin 2021, me një rritje me 123 për qind krahasuar me 2020.