-Terrorizmi i motivuar politikisht nuk duhet të mbetet një pikë e verbër në arkitekturën tonë të përbashkët të sigurisë. Kërcënimet bashkëkohore kërkojnë përgjigje të koordinuar, institucione të forta, partneritete të qëndrueshme dhe respekt të plotë për sundimin e ligjit, ka shkruar në Facebook ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, i cili, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, mori pjesë dhe iu drejtua takimit ministror në Uashington kushtuar kërcënimeve nga rritja e terrorizmit politik.
“Së bashku me përfaqësues të lartë nga më shumë se 60 shtete, po diskutojmë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe gatishmërisë institucionale për t’u përballur me sfidat e reja të sigurisë. Ky takim është një mundësi e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, përmes shkëmbimit më efikas të informacioneve të sigurisë dhe atyre operative, si dhe përmes një qasjeje të koordinuar“, ka shkruar Mucunski.


