Gati 1 dekadë premtohet transport publik në Tetovë! Autobusët nuk janë askund, fajin ia lënë koronavirusit!

Must Read

89 raste të reja dhe 7 të vdekur nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 727 teste në 24 orët e fundit, prej të cilave...

CIVILI e dënon ashpër gjuhën eksplicite të urrejtjes nga Nedellkovski dhe adhuruesit e tij

CIVILi  drejton dënim të ashpër kundrejt shkrimeve të djeshme të Milenko Nedelkovskit me gjuhë eksplicite të urrejtjes në...

Zekiri: Te vëllau kam qenë për Bajram e jo për iftar

Muhamed Zekiri për TV21 tha se te vëllau i tij ka qenë për Bajram e jo për...

Tetova assesi të bëhet me transport publik. Disa herë është premtuar se kjo çështje do të zgjidhet, por autobusët nuk duken askund.

“Unë e shohë Tetovën një qytet urban me infrastrukturë  efikase rrugore linja te rregullta të transportit publik”, ka deklaruar Teuta  Arifi –në zgjedhjet 2013.

Kështu fliste Tetuta Arifi në vitin 2013, kur transporti publik për të ishte ndër premtimet kryesore.

Pas shtat vjetëve, kryetarja e komunës së Tetovës, në shkurt tha se komuna tashmë kishte fituar mjetet për sigurimin e 5 autobusëve

“Vlera e autobusëve është afër 900 mijë euro dhe si rezultat i suksesit të këtyre dy projektimeve banka botërore na ofron edhe grant në vlerën e 27% të realizimit të këtyre projekteve”, ka deklaruar Teuta Arifi para dy muajve.

 Jemi në mes të muajit maj, dhe tani arsyetimi është se për shkak të koronavirusit  nuk mund të hapet tenderi. Edhe nga Ndërmarrja për Transport Publik, e themeluar për këtë çështje, për vonesën e procedurës gishtin e drejtojnë nga Qeveria.

“Procedurat për hapjen e furnizimit me autobusë nga ana e Komunës se Tetovës është gati, mirëpo me vendim të Qeverisë, ku për shkak të pandemisë së virusit Covid19 dhe gjendjes se jashtëzakonshme janë ndërprerë procedurat që kanë të bëjnë me nënshkrimin e kontratave dhe shpalljeve për furnizime për organet shtetërore dhe njësitë  e vetëqeverisjes lokale”, thonë nga  NTP – Tetovë.

Qytetarët vazhdimisht ankohen për mospasjen e Transportit publik, pasi në Tetovë jetojnë mbi 120 mijë banorë, ndërsa në këtë qytet ka edhe dy universitete.

- Advertisement -

Latest News

CIVILI e dënon ashpër gjuhën eksplicite të urrejtjes nga Nedellkovski dhe adhuruesit e tij

CIVILi  drejton dënim të ashpër kundrejt shkrimeve të djeshme të Milenko Nedelkovskit me gjuhë eksplicite të urrejtjes në rrjetet sociale në llogari të...

Zekiri: Te vëllau kam qenë për Bajram e jo për iftar

Muhamed Zekiri për TV21 tha se te vëllau i tij ka qenë për Bajram e jo për iftar, siç deklaroi Zaev.

Zaev: Zekiri është infektuar kur ka qenë në iftar te vëllau i tij

Sipas liderit të LSDM-së Zoran Zaev, nënkryetari i kësaj partie Muhamed Zekiri virusin korona e ka marrë kur ka qenë në iftar...

Zaev nuk dorëzohet. “Zgjedhje me 5 korrik, duhet të mësohemi të jetojmë me koronavirusin”.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev nuk dorëzohet nga idea se me 5 korrik duhet  të mbahen zgjedhjet parlamentare. Duke u përgjigjur në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -