Për shkak të fundjavës së zgjatur, që nga mëngjesi në vend është vërejtur intensitet i shtuar i trafikut.
Është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve në pikën kufitare Tabanoc për hyrje në vend dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, me kohë pritjeje prej rreth 30 minuta deri në 1 orë. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Këtë mëngjes ka pasur kolona edhe në pikat e pagesës rrugore. Në pikën e pagesës afër Glumovës, për dalje nga Shkupi drejt Tetovës, kolona e automjeteve arriti gjatësi prej rreth një kilometri. Disa prej udhëtarëve që kanë ardhur nga Kosova, kanë thënë se më pak kanë pritur në kufirin e Bllacës, se sa në këtë pikë pagese rrugore.
