Komuna e Zhelinës, sipas denoncimeve të bëra, del të jetë më e dëmtuara nga moti i lig i këtyre ditëve. Vetëm nga kjo komunë në SPB-Tetovë janë denoncuar 55 raste të dëmeve nga 23 qershori deri sot. Në komunë janë paraqitur 40 qytetarët për dëme, ndërsa komuna paralajmëron do të dorëzojë deri tek komisioni i shkallës së dytë në Qeveri të gjitha kërkesat e qytetarëve për dëmshpërblime.
Në territorin që e mbulon SPB Tetovë nga data 23 qershor deri më sot janë paraqitur gjithsej 108 raste të dëmeve.
Të reshurat e shiut dhe breshrit shkaktuan dëm të madh në bujqësi por edhe shtëpitë private.
Nga Komuna e Tetovës, por edhe nga komunat e tjera, qytetarët që dorëzojnë kërkesë për dëmshpërblim duhet të paraqesin fletëpronësi, fotografi nga dëmet, llogari bankare, kartën e identitetit dhe një kërkesë që behët në komunë.
