Francezja Annie Ernaux fitoi Çmimin Nobel në Letërsi

TË FUNDIT

Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux, ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi.

Ernaux, 82 vjeçe, u citua për “guximin dhe mprehtësinë me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”, tha komiteti Nobel.

Fituesi u shpall nga Mats Malm, sekretar i Përhershëm i Akademisë Suedeze.

Më 5 tetor, Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë dy amerikanëve, Carolyn Bertozzi dhe Barry Sharpless, si dhe danezit, Morten Meldal, për krijimin e një forme më funksionale të kimisë.

Një ditë më herët, më 4 tetor, Çmimi Nobel për Fizikë u është ndarë tre shkencëtarëve: francezit, Alain Aspect, amerikanit, John Clauser dhe austriakut, Anton Zeilinger, për zbulimet e tyre në fushën e mekanikës kuantike.

Ndërsa më 3 tetor, shkencëtari suedez, Svante Paabo, fitoi Çmimin Nobel për Mjekësi, për shkak të zbulimeve të lidhura me evolucionin njerëzor.

Çmimi Nobel për Paqe do të shpallet të premten dhe Çmimi Nobel për Ekonomi të hënën.

Çmimet kanë vlerën e 900.357 dollarëve amerikanë dhe do të shpërndahen më 10 dhjetor.

error: Content is protected !!