Francë, zjarri kaplon ndërtesën afër operës “Palais Garnier”

TË FUNDIT

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë objektit të operës “Palais Garnier” në qendër të Parisit.

Sipas policisë, zjarri ka filluar në ora 10:30 në një ndërtesë e cila përbëhet nga shtatë kate, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Në një deklaratë, policia franceze përmes rrjetit social Tëitter tha se “zjarrëfikësit po ndërhyjnë, ju lutëm shmangni zonën”.

Tutje, sipas policisë, zjarrëfikësit po punojnë ender për ta shuar zjarrin dhe për ta parandaluar përhapjen e tij.

Sipas BFMTV, në vend të ngjarjes janë 120 zjarrfikës, dhe bëhet e ditur se deri më tani nuk kanë evakuuar asnjë person nga ndërtesa.

Ndërsa, siç shkruan Dailymail, shkaku i zjarri ende nuk dihet.