Disa mijëra njerëz demonstruan në mbarë Francën kundër pasaportës shëndetësore, e cila do të bëhet e obligueshme për shumë aktivitete nga jeta e përditshme.
Thirrja për demonstrata po qarkullonte në rrjetet sociale menjëherë pas fjalimit të Emanuel Makron me të cilin zgjerohet përdorimi i pasaportave shëndetësore. Sot ka demonstrata kundër përdorimit të tij të zgjeruar nëpër të gjithë Francën.
Në Paris, disa qindra demonstrantë morën pjesë në tubimin e padeklaruar Sheshi i Republikats në orët e hershme të pasdites, para se të ngjiten në Bulevardin Sen Martin dhe të ndalen nga policia, duke brohoritur “liri”, “liri”.
Në disa kthime, policia përdori gaz lotsjellës për t’i dëbuar demonstrantët, sipas gazetarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Në të njëjtën kohë, demonstrata e deklaruar bashkoi edhe disa qindra njerëz nga sheshi Klishi, në veri të kryeqytetit. “Kundër diktaturës”, kundër pasaportës sanitare”, ka mundur të dëgjohet në rradhët e demonstrantëve. Demonstrantët protestuan pas paralajmërimeve të Emanuel Makron të hënën në mbrëmje: shefi i shtetit paralajmëroi vendosje të obligimeve për vaksinim të kujdestarëve dhe personelit mjekësor dhe njerëzve me profesione tjera, si dhe për zgjerim masiv të pasaportave sanitare për hyrje në shumë vende publike dhe manifestime.
Demonstrantat e tilla u mbajtën në disa qytete të Francës. Sipas policisë, në orën 15:00 janë identifikuar më shumë se 7.800 demonstrantë, prej të cilëve 1.200 në Monpelje, 1.000 në Marsej, 800 në Anesi dhe 720 në Ruan, pa incidente të mëdha.
Në Tuluz, në mëngjes, u mbajt tubim i vogël i thirrjes së disa grupeve të “jelek-verdhëve”, të cilët këndonin, “para, më pak policë për spitalin publik” ose “Makron vetëm nëse e di se ku e vendosim vaksinën tuaj”…Në Perpilan, demonstrantët mblodhën disa qindra njerëz, duke i përfshirë edhe kujdestaret. Në Lion, demonstrantët ishin dëbuar nga vendi Belekur. Në Nant, demonstrantët degjenerojnë dhe policia duhet të përdorë gaz lotsjellës./MIA
