FOTO/Protestojnë bujqit e Hasanbegut dhe Haraçinës: Pa bujqësi nuk ka jetë!

TË FUNDIT

Bujqit e Hasanbegut dhe Haraçinës së Shkupit janë duke protestuar sot, duke kërkuar t’u paguhet dëshmpërblimi i vërshimeve të vitit 2016 dhe 2018.

Me parulla, si “Pa bujqësi nuk ka jetë”, “Edhe unë jam bujk” dhe “Duam drejtësi”, bujqit e Haraçinës dhe Hasanbegut kërkojnë të trajtohen njëjtë në kompensimin e dëmeve sikurse bujqit e rajoneve tjera, raporton TV21.

Kjo protestë vjen, pasi më 9 prill ata protestuan para Qeverisë duke kërkuar që Qeveria me urgjencë të zgjidhë problemin e tyre. Por, nga Qeveria asnjë reagim ndaj tyre, dhe të revoltuar nga kjo, bujqit sot filluan protestat.