Bujqit e Haraçinës dhe Gazi Babës në protestë, kërkojnë dëmshpërblimin e vërshimeve të 2018-s

TË FUNDIT

Këshilli i Bujqve të Komunave Gazi Babë dhe Haraçinë ku më 6 maj të vitit 2018 vërshimet u bënë dëme të mëdha bujqësore. Ata përmes një proteste para Qeverisë, u kanë bërë thirrje autoriteteve që urgjentisht të zgjidhin këtë çështje, për shkak se dëmet në tokat e tyre bujqësore janë shumë të mëdha.

“Kërkojmë nga qeveria ti trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë bujqit nga Komuna e Gazibabës dhe Haraçinës. Kërkojmë nga Qeveria menjëherë të caktojë një takim dhe tua kompensojë dëmet nga vërshimet e vitit 2018. Kërkojmë nga Qeveria menjëherë të kryejë pagesën në tërësi nga viti 2016. Nëse kërkesat tona nuk përmbushen do të vazhdojmë të protestojmë çdo ditë”, deklaruan banorët.